Një ngarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.

Si pasojë e zjarrit në një banesë ka gjetur vdekjen një 54-vjeçar, i cili jetonte aty me qira.

Sipas policisë, pronari i banesës ndodhet në Greqi, ndërsa nuk bën ende të ditura shkaqet e zjarrit.

Informacioni paraprak i Policisë Sarandë:

Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.