Një zjarr ka rënë në lagjen 5 të qytetit të Korçës, në banesën e një pallati. Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

“Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës” thuhet në njoftimin e policisë.