Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte “e zemëruar dhe e trishtuar” nga dhuna e shkaktuar në Kongresin amerikan.

“Unë jam shumë e keqardhur që Presidenti Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen e tij, që nga nëntori dhe deri dje,” tha ajo gjatë një takimi më deputetët gjermanë .

“Dyshimet mbi rezultatet e zgjedhjeve nuk janë zhdukur dhe kjo bëri që të ndodhnin ngjarjet e djeshme.”

Ajo e mirëpriti deklaratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe vlerësoi faktin që Kongresi vazhdon të certifikojë fitoren e tij, duke thënë se inagurimi i Presidentit të ri ” duhet të hapë një faqe të re” në demokracinë e Amerikës.

“Kjo do të thotë se demokracia ka triumfuar,” ka thënë ajo. “Kjo është diçka që unë gjithmonë e dija dhe e prisja për Amerikën.”

Lexo me shume:
Rikthehet kontrolli në Kongres, senati nis punën. Katër të vdekur, mbi 50 të arrestuar pas sulmit