Jo vetëm Luis Suarez. Edhe Edin Dzeko është një ndër objektivat e nxehtë të merkatos për Juventusin.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane “La Repubblica”, e mërkura dhe enjta janë ditët decizive për të ardhmen e sulmuesit të Barcelonës, por pavarësisht kësaj sulmuesi boshnjak i Romës është pas dere, përcjell Ora News.

Media përtej Adriatikut thekson se, Dzeko do ta presë Juventusin deri më 29 shtator, dy ditë pas ndeshjes në Serie A mes dy skuadrave.