Butrinti dhe plani i qeverisë për ta dhënë me koncension parkun arkelogjik më të madh në vend është tema e puntatës së parë të emisionit më të ri në RTV Ora, “PolitikOn”.

Për studiuesin dhe politikanin Gjergj Bojaxhiu, ajo çfarë po ndodh me sajtin arkeologjik të Butrintit është një koncension i rradhës i kësaj qeverie.

Sipas tij, Butrinti gjeneron më shumë të ardhura nga sa harxhon ndaj dhe duhet parë si model i suksesshëm.

Gjergj Bojaxhiu: “E para, Butrinti është një model i suksesit të menaxhimit publik të një ambjenti arkeologjik. Ka patur momente kur është ndërtuar një model i mirë, e drejtë që këto vite ky model nuk ka patur një rifreskim por kjo nuk do të thotë se ky nuk mund mbetet një model i mirë.

E dyta, është mbase nga të vetmet sajte arkeologjike që ka sot Shqipëria që merr më shumë nga harxhon. Ai ambjent gjeneron para për shtetin dhe publikun shqiptar. Praktikisht ky ështël koncension, mund të vërvisim me fjalë si të duam, mund ti vemë çfarë epitetesh të duam, ai është një koncension. Praktikisht, ne po japim me koncension një nga objektet, jo vetëm të rëndësishme nga antikiteti, nuk ka rëndësi e kanë ndërtuar helenët, bën pjesë në identitetin tonë historik, kombëtar. Ky ambjent gjeneron të ardhura”.

Butrinti ka rreth 250 mijë vizitorë në vit, të cilët nëse paguajnë 7 mijë lekë (të vjetra) për një vizitë në sajt, atëherë arkëtimet vjetore arrijnë në rreth 1.7-1,8 miliardë lekë.