Melania dënon dhunën në Kongresin amerikan: Kombi ynë duhet të shërohet

Melania dënon dhunën në Kongresin amerikan: Kombi ynë duhet

Melania Trump së fundmi ka dënuar dhunën e javës së kaluar në Kongresin e SHBA-së. Ajo gjithashtu i bëri thirrje për “shërim, mirëkuptim dhe paqe për Kombin amerikan”.

Nëpërmjet  një deklarate të lëshuar përmes Shtëpisë së Bardhë, ajo dha mendimin e saj për ngjarjet në Washington DC më 6 janar.

“Unë jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar”-u shpreh ajo.

Zonja e parë gjithashtu ka hedhur poshtë të gjitha “thashethemet e pahijshme” rreth asaj pas trazirave të shkaktuara në SHBA.

“Më duket e turpshme që përreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të pahijshme, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara mashtruese ndaj meje”

“Kombi ynë duhet të shërohet në një mënyrë civile. Mos bëni asnjë gabim për këtë, unë absolutisht e dënoj dhunën që ka ndodhur. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme”- shtoi Melania.

Trazirat e shkaktuara në Kongresin e SHBA-së erdhën në ditën kur kandidati i demokratëve Joe Biden, do të çertifikohej si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Si pasojë e këtyre trazirave ndërruan jetë pesë persona.

Bota Lajme SHBA melania trump dhuna kongresi amerikan

EMISIONET