Mehmeti: Vetëm shqiptarët kanë votuar tepsinë e timonin, për Piktorin askush nuk flet fjalë të mira

Mehmeti: Vetëm shqiptarët kanë votuar tepsinë e timonin,

Në një intervistë për RTV Ora, publicisti Kim Mehmeti u shpreh se vetëm në Shqipëri ka ndodhur që që të votohet një qeveri që ka kërkuar vetëm tepsinë dhe timonin.

Për Mehmetin, Rama jo vetëm kishte ambicie që të rregullonte gjithë shqiptarët, po ju duk pak dhe donte që të dilte në rajon.

Mehmeti: Sa herë që vij në Shqipëri gjithmonë e më rrallë gjej dikë që më thonë një fjalë të mirë për këtë qeveri. Për mua 25 prilli do të jetë që shqiptari do ta tregojë pjekurinë e vet politike. Ka ndodhur vetëm në Shqipëri që të votoni një qeveri që ka kërkuar vetëm tepsinë dhe timonin.

Piktori asgjë nuk ka tradhtuar kundrejt votuesve të tij, pse nuk ka premtuar asgjë.
Ai donte timonin donte shtet për vetvete dhe tepsinë që vetë do gatuajë e hajë dhe tepsinë ai mund ta ndajë me këtë dojë dhe këtë ai u tha shqiptarëve në fytyrë. Tani shqiptarët nëse mendojnë se ashtu votohet dhe ashtu ndërtohet shtetit. Nuk mund t'u jepet shteti njerëzve që e konsiderojnë atë si kopshtin e vet. Kur një popull votonin hajnat, atëherë ai popull nuk është viktimë, por bashkëfajtor.

Rama jo vetëm kishte ambicie që të rregullonte gjithë shqiptarët, po ju duk pak dhe donte që të dilte në rajon. Duke bërë këtë tollovi, ai ka krijuar grindje dhe përçarje që do të duan vitet zgjidhen. Ai është njeriu që e çoi në gjyq kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, por Vuçiçin e dërgoi në Durrës duke ia shpëlarë të shkuarën, duke e bërë, për të mos thënë një humanist. Rama është i njëjti që nuk i vajtoi me asgjë fëmijët që e braktisën Kosovën gjatë luftës.

Mehmeti theksoi se Ramën e falënderojnë të gjithë fqinjët tanë sepse sa më shumë dëm bën për vendin tonë, aq më shumë pëlqehet nga fqinjët.

Mehmeti: Në Shqipëri nuk ka çfarë të flitet për skandalet. Në Shqipëri qeveria është skandal, Rilindja është skandal në vetvete dhe skandali më i madh. Ne kur flasim edhe për ndryshimet që duhet të ndodhin në Shqipëri duhet të jemi të sinqertë.

Eshtë një mendësi që dominon në publik është mendësia partiake, që është në anën e atij që të paguan më shumë, e ti vetëm majmesh majmesh. Nëse keni vënë re më fanatikë në mbrojtjen e kësaj qeverie janë ata që dje mbrojtën PD-në dhe ambasadorët që kanë përfituar privilegje.

Problemi i Shqipërisë në këtë moment nuk është se u korruptuan politikanët por u korruptuan të gjitha elitat. Dhe në këtë situatë I korruptuari ndihmon të korruptuarin. Ju e shihni se me çfarë fanatizmi e mbrojnë disa nga këta të paravurit piktorin.

Aq janë të pavarur sa e kanë varur shpirtin tek xhepi i piktorit. Mëkatarë të mëdhenj jemi edhe ne që na jepet mikrofoni. E hutuam këtë popull e bindëm se duhet të zgjedhë mes të keqes më të madhe e të keqes më të vogël dhe jo mes të mirës së vogël e të mirës më të madhe.

Mëkatarë për këtë që I ndodh shqiptarisë jemi të gjithë ne që shesim mend sesi duhet ndërtuar Shqipëria, ndërkohë që gjithë kohën e kemi trurin lidhur me xhepin që na e mbush piktori

Si e ka parë Mehmeti zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon?

Kim Mehmeti: Piktorin do ta falënderojnë të gjithë fqinjët tanë. Gjithnjë e më shumë do e lavdërojnë të huajt sepse sa më shumë dëm bën për vendin tonë, aq më i dobishëm është për fqinjët. Prej ardhjes së piktorit çdo gjë pakësohet, përfshi dhe popullin. Pakësohet dhe deti, por rriten varrezat greke dhe hapësirat me kanabisit. Tek shqiptaria rrudhet.

Rrudhet populli. Kjo s’para ndodh.  Na ka ndodh të grabiten territori, por nuk ka ndodh që të grabitet populli, pjesa më e madhe, Rinia. Këtu nuk kanë faj ata që e grabisin por kanë faj këta që nuk e duan, sepse ne ndërtuam Shqipërinë që nuk e don rininë e vet. Eshtë e papërshtatshme për rininë e vet.

Shtrohet pyetja si do mbahen pushtetasit e tillë?

Pushtetarët e tilla mbahen duke qenë sa më të pëlqyer te fqinjët. Piktori tani u thot atyre në Greqi se ju keni 700 mijë shqiptarë, nga të cilët 300 mijë mund të jenë votues.

Nuk është hera e parë.

Mbretin Zog në Shqipëri e ktheu Mbreti serb, Enver Hoxhën e Partinë Komuniste e themeluan serbët. Mesaduket qeveritë tona i mbajnë në këmbë të huajt, fqinjët tanë.

Kjo traditë do të vazhdojë deri kur shqiptarët të kuptojnë se ne duhet të zgjedhim burrashtetas që mendojnë shqip. Që duhet ë jenë proshqiptarë e jo properëndimorë. Populli duhet të jetë properëndimor, pro amerikan por burrështetasti duhet të jenë pro shqiptarë e të maten me aq sa bëjnë për shqiptarinë dhe jo sa merren me lojra globale.

Piktori tashmë ka filluar të merret me çështje ndërkombëtare, pajton të tjerët. Ai nuk arriti të pajtojë vetveten me shqiptarët e tjerë.

Mehmeti shtoi se Opozita duhet ta bindë elektoratin pse është e mira dhe si mund të arrihet aty, jo vetëm duke treguar se sa i papërshtatshëm është Rama.

Mehmeti: Opozita është përqendruar shumë te ajo përqëndruar për të treguar sesa i papërshtatshëm është piktori si kryeministri.

Por kanë harruar që të tregojnë sesi arrihet tek e mira.

Opozita duhet të shkojë tutje të na bindë pse është e mira dhe si mund të arrihet aty. Shqiptarët duhet ta dinë se mund të ndodhë ndryshimi. Shqipëria duhet të ndryshojë edhe njerëzit që shesin mend, s'mund të jenë të njëjtët deputetë për 30 vite. Opozita duhet të jetë më e guximshme, sepse guximi sjell më shumë sukses. Opozitari më i madh i piktorit është vetë piktori. Ai jeton në një botë dhe në një Shqipëri tjetër.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A.K.

Vendi Lajme Politikë rama kim mehmeti timon RTV Ora tepsi

EMISIONET