Autoritetet policore italiane si dhe Departamenti i Antimafias së Catanzaros kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion i cili ka goditur mafian kalabreze Ndrangheta.

Megaoperacioni i koduar GOLGOTA, ka ekzekutar dhjetëra masa ndalimi ndaj anëtarëve të familjeve mafioze ndranghetiste me veprim në Isola di Capo Rizzuto e në San Leonardo di Cutro. 

Megaoperacioni është drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri e kanë bashkëpunuar repartet policore të skuadrave oeprative në Bergamos, Milanos, Catanzaros, Reggio Calabria, Novara, Vibo Valentia, Bari, Cosenza, Lecce e Siderno.

Personat e arrestuar akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, për trafik armësh e municionesh e trafik lëndësh narkotike.

Gjatë orëve në vijim priten të zbardhen detaje nga ky mega-operacion.