Në një takim me kordinatorët e Qarkut Tiranë, kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se Edi Rama ka bërë gjithçka për t`a përçarë opozitën në mënyrë që ai të krijojë pazare për  të mbajtur pushtetin. Kjo situatë sipas tij,  kërkon padyshim   organizim opozitar të qënësishëm.

Vazhdojmë me kodin zgjedhor që opozita të ishte e ndarë, sepse qëllimi i tij ishte përçarja e opozitës në mënyrë që ai të kontrollojë marrëdhëniet, të krijojë pazare, të marrë pushtet nëpërmjet krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës. Kjo kërkon padyshim një organizim opozitar të qënësishëm“- thotë ai.

Mediu tha se Partia republikane është e gatshme dhe e organizuar edhe e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas tij bashkimi i gjithë faktoëve është një mundësi e mirë për të larguar qeverinë.

I kemi shërbyer ndershmërisht qëllimit tonë politik si forcë e djathtë për të bërë gjënë më të mirë për vendin tonë. Ne kemi menduar që duhet të bashkohemi për të larguar këtë regjim të korruptuar, regjimin e Edi Ramës. Mënyra për ta larguar këtë regjim është vlerësimi i çdo individi në opozitë, i çdo qytetari. Në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politik të opozitës. Bashkëpunimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri”

 Mediu tha se në qoftë se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike.  Ndaj  ai kërkoi që bashkëpunimi të mos jetë thjesht marrdhënie  arithmetike,  por të krijohet  një energji brenda koalicionit me shkembim idesh dhe alternativash.