Kush do e drejtojë fushatën? Mediu i kërkon Bashës të nxitojë: Na trego si do funksionojmë

Kush do e drejtojë fushatën? Mediu i kërkon Bashës të

Ndërsa zgjedhjet po afrohen duket se në kampin opozitar ende nuk është e qartë si do të zhvillohet fushata elektorale.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Matilda Mcini, kreu i PR-së, Fatmir Mediu vuri theksin tek kjo çështje pasi nuk mund të lihet në minutën e fundit.

Fatmir Mediu: Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet të vendosim një orë e më parë se kush do të drejtojë këtë fushatë elektorale. Nuk mund të lihet as në muajin e fundit, as në dhjetor, as në janar, as në mars. Duhet që tani ne të vendosim se kush janë njerëzit që do të drejtojnë fushatën elektorale të opozitës. Me dy koalicione, me një koalicion apo edhe më vehte. Sepse njerëzit, kanë nevojë të njohin jo vetëm kualitetin.

Për Mediun prioritet është si do të funksionojë opozita e bashkuar dhe nuk duhet humbur kohë me komisionin e Venecias dhe as me Edin Ramën.

Fatmir Mediu: Jemi në diskutime për këtë çështje. Partia Demokratike është në proces, shpresojmë që të mbarojë sa më shpejt dhe menjëherë pas kësaj e para ne të ndërtojmë atë skenë logjike sesi do të funksionojmë. Unë nuk jam për të pritur as Venecian, as Edi Ramën. Të mendosh që mund të ketë ndonjë gjë racionale nga Edi Rama, e kam thënë, duhet të jesh ose naiv, ose irracional vetë. Kështu që në këtë pikëpamje ne duhet të fillojmë sa më shpejt, nuk ka kohë për të humbur.

Mediu thotë se opozita premton se brenda mandatit të parë, opozita zotohet të integrojë vendin në Bashkimin Europian.

Vendi Lajme fatmir mediu Politikë zgjedhjet 2021 Fushata zgjedhore

EMISIONET