Banorët e Baldushkut në një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehën shqetesimet e tyre në lidhje me papunësinë dhe varfërinë që tashmë ka zënë vend pothuajse në çdo familje të kësaj zone. Pasi u njoh me problematikat e banorëve, Mediu tha se e vetmja mënyrë për të larguar regjimin korruptiv të Ramës është bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Partia Republikane në një takim që zhvilluar me kordinatorët e zonës së Baldushkut në Tiranë është  njohur me shqetësimet e kësaj zone, ku sipas të pranishmeve varfëria dhe papunësia është prezent në çdo familje për shkak të mënyrës së qeverisjes, qofte nga pushteti lokal ashtu edhe vendor.

Në fjalën e tij kryetari Fatmir Mediu theksoi se regjimi i korruptuar i Edi Ramës  nuk i shërben njerëzve por interesave klanore dhe korruptive.

Duke vënë theksin tek vendosmëria e Ramës për manipulimin e zgjedhjeve, Mediu kërkoi shumë punë për të bashkuar shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e kthen atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe endrrës  europiane.