Republikanët synojnë të marrin më shumë se një deputetë në qarkun e Tiranës.

Në mbledhjen e Shtabit elektoral, kryetari i PR-së Fatmir Mediu theksoi se Rama ka sabotuar çdo mundësi për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Mediu: Si asnjëherë me pare nga 2013 qe qeveris ky regjim i korruptuar, nuk është bere asnjë reforme zgjedhore sipas standardeve te ODHIR, por e kundërta është shkatërruar kushtetuta, kodi zgjedhor, për t’i mohuar opozitës dhe shqiptareve mundësinë për zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Rama për qëllimet e pushtetit te tij po përdorur një parlament te paligjshëm dhe qesharak, por as Rama dhe askush tjetër nuk mund ti ndalojnë shqiptaret për të rimarrë pushtetin ne dorën e tyre, për tu rikthyer ne rrugën Evropiane.

Në këtë takim, Mediu theksoi se Partia Republikane në këto zgjedhje mbi 80% e strukturave drejtuese janë të rinj.

Ai shtoi se së bashku me opozitën e bashkuar do ndërtojnë një qeveri qe vjen nga vota e popullit.