Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e kësaj partie në Laç.

Në fjalën e tij ai theksoi nevojën e organizimit imediat të opozitës në një program politik dhe qeverisës të përbashket për reformat e reja që ndihmojnë në zhvillimin e vendit.

Fatmir Mediu: “Është e domosdoshme që e djathta të ketë një platformë politike, se është koha e saj për të pasqyruar idetë programore dhe reforma që do të kryej. Duke filluar nga forcimi i interersit tonë kombëtar, për të zhviluar më tej me zhvillimin ekonomik, punësimi, mbështetja e biznesit, reformat në shëndetësi, reformat në arsim, pra një program dhe një platformë e qartë”.

Duke kritikuar sërish politikën që ka ndjekur kryministri për të ardhmen europiane ai shtoi se angazhimi i shqiptarëve e sidomos i të rinjve, pedagogëve, profesionistëve, grupeve tê djathta dhe kontribuesve të këtyre 30 viteve ka një rëndësi të veçantë për integrimin e vendit në BE.