Në mbledhjen e degës së Partisë Republikane për Tiranën, kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë.

Sipas Mediut, propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar.

Për Mediun, Rama kërkon lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën.

Postimi i Mediut në Facebook

Në mbledhjen e degës së Partisë Republikane për Tiranën, kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se Kodi Zgjedhor duhet të mbarojë sa më parë. Propozimi i opozitës për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR është në shërbim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e bazohet në marrëveshjen për Këshillin Politik në janar. Partia Republikane kërkon të hapen listat dhe propozimi i fundit i Edi Ramës tregon qartë se ai është për lista të mbyllura dhe ka për qëllim të ndalojë koalicionin e qytetarëve me opozitën kundër regjimit korruptiv që ka ndërtuar. Kryetari i Tiranës, Blendi Sulaj, theksoi se dega e Tiranës është e përgatitur për zgjedhjet dhe nëse Partia Republikane gjithnjë ka fituar 1 deputet në Tiranë, me punën dhe organizimin e PR, do marrë më shumë se 1 deputet.