I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se Berisha ka një peshë shumë të madhe elektorale dhe politike brenda së djathtës.

Ai shtoi se do të ishte një humbje e madhe politike nëse Berisha nuk do të futej në parlament në zgjedhjet e ardhshme.

Mediu: Berisha ka një peshë shumë të madhe elektorale dhe politike brenda së djathtës. Unë nuk do ta shikoja atë jashtë parlamentit dhe luftës politike të së djathtës. Do të ishte një humbje shumë e madhe për jetën politike të së djathtës.

Unë i jam mirënjohës Sabri Godos dhe Sali Berishës si një njeri me vizion perëndimor. Qysh nga vitit 2013 i kanë dalë të gjitha ato që ka thënë ai në lidhje me Ramën. Ajo që duhet të na bëjë bashkë, përtej ndasi, është që të jemi kundër Ramës dhe të mos kemi vota që shkojnë tek ai.