I ftuar Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është pozita, por opozita.

Meçe: Duhet ta themi se problemi në Shqipëri nuk është pozita, por opozita. Nuk duhet të ecim që problemi është pozita. Ka një parim që është edhe fetar: Krishti zëvendësoi Gjon Pagëzorin, kur ky i fundit e pagëzoi. Në këtë moment iku Gjoni dhe erdhi Krishti.

Pra, asgjë nuk ndryshon kur ai që vjen është nuk gati për të marrë. Kanë qenë 4 vite kur kjo opozitë ka pasur mundësitë e hapësirat që të bënte atë bllok, që është misioni i opozitës në një vend. Në këtë luftë bëhet e konsoliduar opozita.