Prita në Zall Herr dhe sherri për pronën, zbardhen dëshmitë

Prita në Zall Herr dhe sherri për pronën, zbardhen

Plagosja e dy të rinjve nga punonjësi i ushtrisë, ka ardhur si rezultat i konfliktit për pronat. Në këtë përfundim ka arritur policia pasi të rinjtë janë zënë dhe më herët fizikisht, deri sa përplasja ka përfunduar deri në përdorimin e armës. Të rinjtë para policisë kanë dhënë dëshmi të kundërta duke akuzuar njëri-tjetrin si iniciator të sherrit.

Sherri për pronën - Një konflikt i hershëm për një pronë në zonën e zall herrit ka qenë pikënisja e sherrit mbrëmjen e të hënës mes të rinjve që përfundoi me plagosjen e dy prej tyre.

Si ndodhi ngjarja - Rexhep Qefalia 26-vjeç dhe Redi Myrto 23-vjeç u plagosën nga punonjësi i ushtrisë, Klodian Beshiri 34-vjeç i cili i qëlloi me plumb në kofshë dhe qytën e pistoletës në kokë. Djali i xhaxhait të Beshirit, është konfliktuar mesditën e të dielës me Daniel Myrton, vëllain e 23-vjeçarit të plagosur, ndërsa një ditë më pas të rinjtë i zunë rrugën 34-vjeçarit, i cili po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten.

Deshmitë - Ata janë konfliktuar fizikisht me punonjësin e ushtrisë ndërsa më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës. Në deklarimet paraprake para oficerëve të policisë së komisariatit nr.5, Beshiri ka deklaruar se ka qëlluar me armën pa leje në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi të rinjtë i kishin zënë rrugë. Dëshmi të kundërt kanë dhënë dy të rinjtë para uniformave blu, pasi sipas tyre ka qenë vetë Beshiri i cili i ka ngacmuar.


Kush ishte "komandoja"- Fillimisht nga policia u tha se Beshiri është pjesë e forcave komando por burimet saktësojnë se kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti. Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes ku blutë i kanë sekuestruar dhe armën e zjarrit të cilën ai e ka përdorur.

Policia ka sekuestruar armën pa leje me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

https://youtu.be/DqoZ9lWZ8f0

Vendi Lajme Lajmi i fundit tirane zall-herr Aktualitet

EMISIONET