Prej disa kohësh, është përfolur se Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund martesës së tyre, por mesa duket nuk është e vërtetë.

Keisi para dy ditësh ka hedhur një video, ku shihet duke kënduar këngën e Stresit, gjë që tregon se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Por mendimin se ata vazhdojnë të jenë ende të lidhur na i ka përforcuar Stresi, duke postuar një foto në “Instastory” me mamin e Keisit, ku e quan si vjehrra më e mirë.