Biznesmeni Klodian Asllani, bashkëshorti i këngëtares Zaimina Vasjari ka postuar së fundmi një foto me tre vajzat e tij nga një jaht luksoz, dy të mëdhatë me ish-bashkëshorten, si dhe me vajzën e vogël të cilën e ka me këngëtaren Vasjari.

Klodian Asllani, pas fotos së postuar, në komente i ka kërkuar bashkëshortes së tij, Zaimina Vasjarit publikisht një djalë.

Duhet një çun zemër,”– shkruan ai në një nga komentet ku etiketon bashkëshorten e tij, ndërsa këngëtarja, i ka kthyer vetëm disa ikona me fytyrë duke qeshur.