Fatos Nano prej shumë kohësh nuk është më aktiv në jetën politike, por as në daljet publike.

Ka qenë Lefter Koka ai që ka publikuar një foto ku duket së bashku me ish-kryeministrin.

Nano duket se ka ndryshuar shumë duke u paraqitur me disa kilogramë më tepër dhe i thinjur.

Koka ka shkruar se e majta është sot kjo që është falë Nanos, teksa e konsideron si mik të tijin.

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! 
Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.
E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. #PS3
“, shkruan Koka.

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! 🙏Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe…

Publiée par Lefter Koka sur Vendredi 23 octobre 2020