Ditën e sotme moderatorja Rudina Dembacaj, përmes një postimi në “Instagram”, ka ndarë lajmin e hidhur të ikjes nga jeta të babait të saj.

Ajo ka publikuar një foto të tij dhe shkruan një mesazh mjaft prekës: “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj”.

Rudina ka treguar disa ditë më parë se babai ndodhej në spital për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar, madje dhe ditëlindjen e saj e kaloi tek dera e spitalit .