Kryeministri Edi Rama do të deklaronte sot në parlament, e më pas dhe në rrjetet sociale, se numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri është nën mesataren e rajonit.

Madje ai do të shkonte më tej duke thënë se spitalet tona Covid nuk kanë asgjë më pak se spitalet në Europë.

Por për ti kthyer përgjigje kryeministrit ka menduar eksperti i shëndetit publik Erion Dasho.

Ky I fundit ka postuar një grafikë të INSTAT, që tregon se tremujorin e tretë ka pasur 1300 vdekje më shumë, shumica e të cilave dyshohet se kanë ardhur nga Covid-19.

Erion Dasho: “Presidenti i Tanzanisë (në kohën kur spitalet në vend ishin të mbushur përtej kapacitetit): Nuk ekziston koronavirusi!

Turkmenistan: Ata që deklarojnë se COVID ekziston rrezikojnë arrestimin dhe burgosjen.

Kryeministri i Shqipërisë: infektimet nën mesataren e rajonit, humbje jete nën mesataren e rajonit (ndërkohë policët e vet arrestojnë qytetarët në vend që t’i gjobitin sipas ligjit).

Po grafikut këtu që tregon se janë katër herë më shumë vdekje nga COVID se sa raporton ministria si t’ja bëjmë?!

Me kë ngjan më tepër kryeministri ynë?! Me presidentin e Tanzanisë apo me atë të Turkmenistanit?”.

LEXO EDHE

Tjetër rekord i zi/ 602 raste të reja, rëndohet situata dhe në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ 94 viktima në 11 ditët e para të Nëntorit