Më shumë të rinj të infektuar, Çomo: Janë më të ekspozuar ndaj Covid

Më shumë të rinj të infektuar, Çomo: Janë

Në javët e fundit po vërehet një shtim i infektimeve mes moshave e reja.

Kjo, sipas shefes së Spitalit Infektiv  Najada Çomo vjen sepse kjo grupmoshë është më e ekspozuar  por edhe më shumë neglizhente.

Në spitalet Covid, tha ajo, pacientët me moshë më të re kanë qenë 21 vjeçarët, ndërsa shton se ka pasur edhe raste të rënda mes tyre.

"Kemi të gjitha llojet e grupmoshave të prekura, ku evidentohet dhe duhet cituar fort që kemi forma të rënda të grupmoshave të reja," tha Çomo.

Me gjithë rritjen e numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve situata në këto struktura është e menaxhueshme.

"Spitalet janë me kapacitete që lëvizin në mënyrë dinamike shifrat dhe ka vende për t'u shtruar në spitale," shtoi ajo.

Duke vlerësuar incidencën dy javore, brenda kësaj jave ekspertët e shëndetësisë pritet të marrin një vendim për masat kufizuese, nëse do të ketë ndryshime apo  do të vijojmë me këto aktualet.

Me rritjen e temperaturave pritet të ketë edhe një qetësim të situatës, thanë përfaqësuesit e komitetit teknik të ekspertëve.

"Unë mendoj që kujdesi më i madh duhet të jetë këto dy-tre muaj, sepse vera do të na ndihmojë siç na ndihmoi vitin tjetër. Problem për mua është ardhja e vjeshtës  që duhet të na gjejë të përgatitur me një ulje të infeksioneve në një masë më të madhe që të kemi mundësi të vaksinohemi," tha Brataj.

Ndërkohë që jemi rreth 2 muaj para zgjedhjeve, ende nuk është menduar si do të menaxhohet situata për zbatimin e masave anticovid dhe se si do të votojnë të infektuarit.

"Do ta shikojmë këtë punë në vazhdimësi," tha zv.ministria Rakacolli.

"Duke ruajtur masat e sigurisë mund të bëhet çdo gjë, kështu që nuk ka një plan pikë për pikë se si do të veprohet. Do të mendohet besoj, në vazhdimësi," tha Brataj.

Aktualisht protokolli anticovid nuk lejon grumbullimet me më shumë se 10 persona si dhe ndalon takimet politike.

Vendi Lajme mira rakacolli skender brataj covid najada como moshat e reja

EMISIONET