Me qese në kokë e përparëse të bardhë, Rudina Hajdari ia nis punës me përgatitjen e djathit kaçkavall në Gramsh

Me qese në kokë e përparëse të bardhë, Rudina

Deputetja Rudina Hajdari prej kohësh tashmë ka shpallur kandidaturën e saj në qarkun e Elbasanit dhe shpesh publikon foto të aktiviteteve në përditshmëri.
Ditën e sotme ajo ka vizituar në baxho në Gramsh ku ka ndihmuar me përgatitjen e djathit kaçkavall. Hajdari ka shkruar se këto modele punonjësish duhet të promovohen më shumë, ndërkohë që shton se shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre.

"Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.

Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë.

Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.

Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar.

E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë", ka shkruara deputetja.

Vendi Lajme gramsh rudina hajdari Aktualitet baxho djathi

EMISIONET