"Me plasmas do rri, vetëm për një dritë" familja në skamje apel bën për ndihmë: Nuk jetohet dot

Në këto ambiente, jeton në Pogradec familja Vaka me 6 vetë.

Nuk ka ndryshim nëse kane një çati mbi kokë, pasi i ftohti depërton në shtëpinë pa dyer e pa xhama dritaresh.

Në kushte ekstreme varfërie, prej 5 muajsh atyre u është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Me bashkëshortin e sëmurë, i cili trajtohet me kemp 13 mijë lekë, Elsa, nënë e 3 fëmijëve lutet për ndihmë vetëm për dritare, dhe kthimin e energjisë elektrike.

“Ndonjë qendër që të më ndihmojë me ndonjë dritare. Kam 3 fëmijë të vegjël. Të mi rregulloni të paktën, fundja me plasmas do rri, po vetëm një dritë që të gëzojnë fëmijët.”

Nuk ka një vend as ku tu përgatisë ushqimin fëmijëve.

“Nuk jetohet dot. Ajo soba nuk bën, nuk di ku t’ju gatuaj fëmijëve.”

Edhe e zonja e shtëpisë, vjehrra e Elsës, thotë se është e gatshme të lërë pensionin vetëm për kthimin e energjisë.

“Po të më rregullojnë dritën, unë nuk dua gjë. Le ta mbajnë edhe pensionin 70-80 mijë lekë, por të paktën jeton si njeri.”

Ata tregojnë se janë drejtuar disa herë në dyert e Bashkisë së Pogradecit, por nuk kanë gjetur asnjë përkrahje.

Përbri do të gjeni numrin e zonjës Elsa, në rast se dikush dëshorin t'i ndihmojë: Elsa Vako 0683600779

Vendi Lajme Sociale pogradec familja e varfer elsa Vako

EMISIONET