Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij anti-europiane.

Sipas tij, nëse Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeministrit, por në karrigen e kryeministrit nuk ka asnjë të drejtë, “as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëve”.

Vasili u ndal edhe te fushata e vaksinimit në Shqipëri duke deklaruar se po ecën me një ritëm kriminal.

Sipas nënkryetarit të LSI, shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kur do të vaksinohen.

Petrit Vasili:Pyetja është kjo: Kur do të vaksinohen shqiptarët? Mos do të thotë Rama se mund të flasë si të dojë, si garip i rrugës edhe për vaksinën? Epo kjo ka të bëjë me shëndetin e shqiptarëve. Në 24 muaj do të thotë dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar, e fatkeqësisht mijëra njerëz që humbin jetë. Kush përgjigjet për këto. Bërja e vaksinës është një barrierë, nuk është një moment për të hedhur hallin e Ramës, i cili i mbërthyer nga dara e skandaleve të jashtëzakonshme, siç qe skandali i miliarderit të Dubait, përdor disa dhjetëra qindra vaksina për të hedhur hallin e ditës.

Shqiptarët duhet ta dinë, që 440 e ca janë aplikuar për 8 ditë dhe ritmi ka qenë më pak se 60 vaksina në ditë. Ky është ritëm kriminal, pasi të gjithë ata që vaksinohen janë në vijën e parë të rrezikuar maksimalisht. Brenda ditësh të ishin vaksinuar. Shqipëria ka një sistem kombëtar vaksinimi, nga më të mirët në Europën Juglindore. Nuk ka nevojë Shqipëria të vaksinojë nëpër stadiume, por të arrijmë normalitetin për tu ndarë njëherë e mirë me Covid-19 dhe për të ardhur në realitetin e mundshëm. Stadiumet janë vendet e sportit jo të vaksinimit. As spitalet nuk mund të jenë stadiume as stadiumet nuk mund të jenë spitale.

Është një krim i vërtetë përdorimi i politik i vaksinës për qëllime të brendshme dhe qëllimet e tij politike anti-europiane në krahun tjetër. Sjellja e parlamentit dje, ku arrin që paratë e shqiptarëve të mos bashkëfirmosen nga ministri i Financave, por nga ministri i rindërtimit nga tërmeti, tregon më së miri se çfarë shteti e qeverisje ka Edi Rama. Nuk dihet për çfarë votohet, por vetëm u jepet një titull. Në mënyrën më të mundshme hidhen votat. Kësaj qeverisjeje i duhet dhënë derma e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetësore të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestine ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën. Pra ku kryeministri i vendit të shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh”.