Pandemia prej një viti ka sjellë krizë ekonomie dhe sociale. Por nga ana tjetër solli një impakt pozitiv në pastrimin e ajrit por edhe në uljen e konsumit të duhanit dhe alkoolit.

Sipas doganës, importi i paketave ka rënë me 264 ton cigare më pak se viti i shkuar, por duke prekur dhe nivelin më të ulët prej vitit 2015.

Edhe kafja ka shënuar rënie, ku janë importua 8 mijë e 162 ton, 454 ton më pak se viti 2019.

Ndër mallrat e akcizës me rënie paraqitet edhe importi i birrës, ku është regjistruar sasia më e ulët në 4 vitet e fundit.

Për periudhën në fjalë janë importuar 41 milionë e 988 mijë litra birrë.

Pavarësisht kufizimeve të përkohshme për shkak të pandemisë i vetmi produkt që ka pësuar rritje importi gjatë kësaj periudhe është karburanti, kjo dhe për shkak të çmimeve në tregun ndërkombëtar.