"Më në fund..."/ Italia hap stadiumet për spektatorët

"Më në fund..."/ Italia hap stadiumet për

“Më në fund, duke nisur nga gjysmëfinalet dhe finaalet e “Internazionali di Tennis”, 1 mijë spektatorë mund të ndjekin aktivitetetet sportive nga stadiumi.

Ky është lajmi që jep ministri Italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili kërkoi mosneglizhim me masat mbrojtëse, siç janë edhe maskat, raporton Ora News.

“Në orët në vijim do të bëhet edhe zyrtarizimi. Por nisur nga ky moment dua të falenderoj ministrin Speranza për bashkëpunimin dhze Komitetin Teknik Shkencor. Një hap i parë, më në fund, drejt kthimit në normalitet”, tha ministri i Sportit.

Ndërkohë që në tetor do tentohet hapja e stadiumeve edhe për më shumë tifozë.

FIGC po përpiqet për diçka të tillë, por deri më tani ende nuk ia ka dalë të marrë “OK”-in nga Komiteti Teknik Shkencor. /Ora News

Sport Lajme itali sport stadiume covid19 spektatore

EMISIONET