Sot në ora 18:00, Kombëtarja shqiptare e Basketbollit luan ndeshjen e parë për vitin 2021, atë ndaj Qipros në Nikosia.

Por Afrim Bilali do të duhet të bëjë pa kapitenin e tij Gerti Shima, i cili sipas autoriteteve qipriote ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në shtypin sportiv është aluduar shumë mbi infektimin me Covid-19 të kapitenit të Kombëtares shqiptare të basketbollit Gerti Shima.

Veterani i koshit shqiptar rezultoi pozitiv me virusin pas testit të kryer në Qipro, para ndeshjes eleminatore mes dy kombëtareve, edhe pse në Tiranë ai dhe gjithë ekipi kishin rezultuar negative në dy teste të kryera.

Mos ndoshta qipriotët i tremben eksperiencës së Shimës?

Kësaj pyetje Shima iu përgjigj në një intervistë ekskluzive për Ora News dhe gazetarin Altin Sulçe.

Gerti Shima: Me thënë të drejtën unë nuk dua ta besoj këtë gjë por kjo do të verifikohet shumë shpejt sepse do mundohem të bëj një test gjaku këtu nëse e kam kaluar apo nuk e kam kaluar. Apo edhe kur të kthehem në Tiranë do e bëj. Por nuk besoj të jetë kjo.

Me thënë të drejtën me të gjithë që kam komunikuar këtë gjë më kanë thënë por dua të mos e besoj këtë gjë. Më mirë të jetë Covid se të jetë kjo gjëja tjetër.

Kujtojmë këtu se, ekipi kombëtar i meshkujve në basketboll, të vetmen fitore arritur në vitet e fundit, e ka pikërisht me qipriotët në shkurt të vitit 2020.

Lexo edhe:

Ç’po ndodh?/ Dy herë negativ në Tiranë, qipriotët “lenë jashtë” kapitenin e Kombëtares shqiptare

Intervistoi në studio Altin Sulçe, përgatit për web-in Aurel Rakipllari