Ndonëse çdo dite ndëshkohen të paktën 600 persona për mos mbajtjen e maskës, ende ka qytetarë që e neglizhojnë këtë masë. Ora News ndoqi punën e një prej patrullave, ku u vu re se justifikimet për ti shpëtuar gjobës janë nga më të ndryshmet. Prej nisjes së aktit normativ policia ka ndëshkuar 13 mijë persona për maskën.

Kur kanë kaluar dy javë nga hyrja në fuqi e aktit normative që detyron qytetarët për vendosjen e maskës, ende ka disa prej tyre që janë të pabindur, ndërsa dhe kontrollet e policisë kanë vazhduar për evidentimin e tyre.

Ora News ndoqi këtë të martë punën e një prej patrullave të policisë së Tiranës, të cilët kontrollojnë zbatimin e udhëzimit të qeverisë.

Në pak minuta kontrolle të policisë rezultuan shumë qytetarë të cilët nuk e mbajnë maskën apo e vendosin atë sapo shohin policinë .

Justifikimet nga qytetarët janë nga më të ndryshmet

Në shumë raste policia tregohet tolerante duke i këshilluar, por ka dhe nga ata qytetarë që ndëshkohen, siç është rasti i kësaj vajze e cila sapo ka dalë nga puna.

Ndonëse policia ka shtuar patrullimet në terren, sërish ka qytetarë që e neglizhojnë mbajtjen e maskës.

Gjatë 24 orëve të fundit oficerët e policisë ndëshkuan me gjobë prej 3 mijë lekësh 627 qytetarë, duke e çuar numrin e të ndëshkuarve në 13 mijë vetëm në dy javë.

Krahas gjobës, 184 prej tyre u dërguan në rajonet e policisë pasi refuzuan të japin gjeneralitetet.