Me lot në sy dhe i dëshpëruar, Kim Jong-un i kërkon falje popullit për dështimet e tij

Me lot në sy dhe i dëshpëruar, Kim Jong-un i kërkon falje

Një shfaqje e rallë teksa Kim Jong-un  kërkon falje popullit të tij për dështimin për të shpëtuar njerëzit nga vështirësitë e tyre.

Ai tha se vendi ishte përballur me "sfida të mëdha", "kalvara të panumërta" dhe "katastrofa të papara", përfshirë përpjekjet për të trajtuar pandeminë e koronavirusit .

Në momentin që po kërkonte falje Kim u pa duek hequr syzet dhe duke fshirë lotët, gjë që ekspertët pretendojnë se është një pasqyrim i vërtetë i presionit që ai është nën.

"Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur t'ja dal gjithmonë në mënyrë të kënaqshme. Më vjen shumë keq për këtë.

Edhe pse më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e shokëve të mëdhenj Kim Il-sung dhe Kim Jong-il falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të shpëtuar njerëzit e vështirësive në jetën e tyre.”- shprehet Kim gjatë fjalimit të tij.

Bota Lajme koronavirus falje deshtime kim jong un popullit

EMISIONET