Kleta Huta dhe Elgit Doda pasi konfirmuan dashurinë për njeri-tjetrin dhe shtatëzaninë e Kleas, para 3 muajsh u bënë prindër të një djali, Krid.

Jeta e Kleas ka ndryshuar shumë, siç edhe pritej. Këtë gjë ajo e ka treguar edhe nëpërmjet një postimi së fundmi në Instagram, ku duken këmbët e të birit dhe Klea tregon dashurinë nëpërmjet fjalëve:

“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, shkruan Klea.