Meriton Mjekiqi, moderatori i njohur nga Kosova i cili me emisionin e tij “Gjoni Black” është duke bërë namin në Youtube pasi numëron miliona shikime.

Nga ajo çfarë shohim Meritoni cilësohet si një njeri karizmatik, i shkathët dhe tip sportiv, mirëpo dhe ai si gjithë të tjerët ka pikën e tij të dobët.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në Rtv Ora moderatori ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Dy vite më parë ai u bë baba me vogëlushin Loar. Meritoni rrëfeu se ai dhe nëna e djalit janë të ndarë dhe ajo jeton në Austri me Loarin e vogël.

Dhe padiskutim që pika e dobët e Meritonit është vogëlushi i tij për të cilin e ka marrë malli shumë.

“Flokët kaçurrela i ka si të mamit, sytë dhe hundën i ka si timet. Loari është dy vjeç dhe jeton me mamin në Austri. Jemi të ndarë dhe më mungon shumë çdo ditë. Është mungesa më e madhe për mua, është duke u rritur çdo ditë. Më ka ndryshuar shumë si Meriton më ka bërë më të vendosur, më të saktë në momente të caktuara vetëm gjumin nuk ma ka ndruar”– tregon ai