Vetëm dy ditë më parë, reperi i njohur Stresi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Instagram” njoftoi ndjekësit se ishte infektuar nga Covid-19.

Ai gjithashtu tregoi se  duke qenë se tamponi kishte rezultuar poztiv po shkonte menjëherë të izolohej në shtëpi.

Gjithashtu reperi këshilloi ndjekësit e tij që të bëjnë kujdes për veten dhe të afërmit e tyre.

Nga postimet e fundit në rrjetet sociale duke se këto fjalë kanë qenë kot pasi reperi nuk është duke respektuar masat e karantinës. Ai  së fundmi kishte marrë pjesë në një ditëlindje  bashkë me miqtë e tij duke mos ruajtur aspak distancën.