Me Covid përballë Infektivit, burri thyen karantinën për të marrë informacion për të atin e shtruar në spital

Me Covid përballë Infektivit, burri thyen karantinën për

Mungesa e informacionit për të afërmit e shtruar në spitalet Covid ka bërë që disa të thyejnë karantinën, edhe pse janë vetë të infektuar për tu interesuar për gjendjen e personit të tyre të dashur. I njëjti problem është për disa qytetarë, ndërsa zgjidhje të vetme shohin pritjen para rrethimit të spitalit.

Edhe pse me Covid dhe në gjendje të rëndë ky zotëri ka thyer izolimin dhe ju drejtua spitalit Infektiv për të pyetur për të atin.

"Shiko si e mbaj krahun se kam vigonin. Në shtëpi na kanë dalë tre përnjëherë, motra ime, babai dhe unë. Unë duhet të jem i izoluar në dhomë. Por kush të vijë, duke ndjeklur dhe shiko çfarë bëhet! Po pa e ndjekur?"

Prej të enjtes babai i tij  është marrë nën kujdesin e mjekëve, por askush nga bluzat e bardha nuk ka telefonuar familjarët.

Lexo edhe: Covid- 19 nuk po kursen as të rinjtë: Vdes studentja e Ekonomikut në Tiranë

Fillimisht të afërmit ju drejtuan Covid 1, ku kordinatoria i drejtoi për në strukturën 3, por edhe atje nuk iu përgjigjej askush.

"Zonjë ti më the nuk është te 1 por te 3, unë isha atje, tani çfarë, na bëni për budallenj ne?"

Nën praninë e medies, koordinatoria u interesua dhe u dha informacion e shumë kërkuar të afërmve.

Me justifikimin se kontakti që shkruan në kartelën e pacientit nuk ishte i saktë, mjeku u sqaroi situatën të afërmve.

Lexo edhe: Covid shuan familjen në Rubik, prindërit dhe djali “viktima” të virusit brenda një jave

"Ku e ka telefonin, nuk është në gjendje as të flasë tani. Ne nuk e sollëm aq keq sa të mos flasë dot."

Duke u kujdesur për njëri-tjetrin ata u larguan për në banese.

Mungesën e informacionit e kanë dhe të tjerë qytetarë.

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Sociale tirane spitali infektiv thyen karantinen

EMISIONET