Me çizme në mes të Vlorës/ Banorët e Lagjes “Pavarësia” denoncojnë mungesën e investimeve

Rruga e amortizuar, uji i pijshëm me orar e herë i ndotur, mungesa e ndriçimit dhe ndotja janë katër hallet kryesore të qindra banorëve që jetojnë në Lagjen Pavarësia në Vlorë.

Ajo që u vështirëson jetën më shumë thonë se është mungesa e infrastrukturës

"Këtu është pellgu me ujë, shiko si bëhet uji këtu"

"Ka shumë baltë, mban shumë ujë, është shumë e keqe", shprehen banorët. 

Në ditët me shi thonë se detyrohen të veshin çizmet.

Netët janë edhe më të vështira.

Thonë se nga mungesa e ndriçimit i vë përballë rrezikut të qenve endacakë apo personave problematikë.

"Drogohen, i tillë ambient është këtu", shprehet banorja.

Probleme kanë me ujin e pijshëm. Veç orarit të kufizuar thonë se u shkon edhe i ndotur.

"Mesjetë, ujë ka Vlora plot, po ujë ne nuk kemi", tregon banorja.

Kanali i i hapur i ujërave te zeza përmes lagjes, mungesa e kontejnerëve por dhe hedhja e mbetjeve vend e pa vend, janë burim ndotje e rrezik infeksionesh.

Bashkinë e fajësojnë për mungesë investimesh dhe braktisje.

"Erdhën radhën e parë që morën votat. Thanë do ta bëjmë, do ta bëjmë dhe nuk e bënë."

"Për 30 vite që jetoj këtu nuk kam parë absolutisht asnjë ndryshim", shprehen banorët.

Vendi Lajme vlore investime lagje pavaresia mungese cizme

EMISIONET