"Më akuzuan për vjedhje makinash" Amos Zaharia, vëllai i Princeshë Elias tregon si e arrestuan

"Më akuzuan për vjedhje makinash" Amos Zaharia, vëllai

Një nga aktorët më të talentuar të Shqipërisë, Amos Muji Zaharia, njëkohësisht djali i aktores së mirënjohur Yllka Mujo dhe vëllai i Princesh Elia Zaharia, ka rrëfyer disa nga historitë më të 'turpshme' të jetës së tij, mbrëmjen e sotme në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA.

Amos, ka treguar për moderatoren Ester Bylyku, një moment të pathënë më parë të jetës së tij, atëhere kur u akuzua si 'hajdut makinash'. Nëse po pyesni veten përse ky lajm nuk u bë mediatik, përgjigja është e thjeshtë: ndodhi vite përpara se Amos të bëhej i famshëm.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: A të kanë arrestuar ndonjëherë?

Amos Zaharia: Po, më kanë arrestuar për vjedhje makinash (qesh)

Ester Bylyku: Po, të flas seriozisht .... (qesh)

Amos Zaharia: Eshtë e vertetë! Kur isha më i vogël, në kohën e tmerrshme të '97-ës, më arrestuan se mendonin se vidhja makina. Atëherë gjërat nuk kanë qenë kështu. Atëherë policët të arrestonin edhe vetëm sa për të plotësuar numrin, ky ishte dhe rasti im.

Showbiz Lajme arrestim Ester Bylyku vjedhje amos zaharia

EMISIONET