Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Varese me 55 kg kokainë. Alarmi u ndez kur policia vuri re makinën e shqiptarit në zonën industriale të Vedano Olona, ​​një qytet në periferi të Varese që është në izolim.

Prandaj, ata vendosën ta ndiqnin atë në një distancë të sigurt, derisa të bindeshin për të thelluar kontrollet. 

Më pas ndaluan automjetin, por shoferi u përpoq të ikë, duke xhiruar gomat.

Por Guardia di Finanza e ndoqi pas deri në pikën që e detyruan të futej në një rrugë pa krye. 

Pasi e neutralizuan shqiptarin, efektivët kontrolluan automjetin, duke zbuluar tre valixhe me përmbajtje “të mahnitshme” në bagazh.

Ishin tre çanta të mbushura me pako të mbështjella me celefon të cilat përmbanin pluhur të bardhë.

Pas analizave doli të ishte kokainë, e ndarë në pesëdhjetë pako me një  peshë totale prej mbi 55 kilogramë.  Logoja e “koronavirusit” ishte shtypur në pako, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit. 

30-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të drogës me qëllim të tregtisë. Automjeti ku ruhej droga dhe lënda narkotike u konfiskua. 

Operacioni vazhdoi me një seri kërkimesh brenda shtëpive në disponimin e të dyshuarit, midis Venegono Superiore, Gornate Olona dhe Malnate, ku u gjetën 1.500 euro cash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës dhe 4 gram marijuanë. 

Shqiptari u dërgua në burgun Miogni në Varese, në pritje të marrjes në pyetje nga gjyqtari hetues. 

Hetuesit dyshojnë se i riu ishte një ndërlidhës dhe shkoi në zonën industriale për një takim me një “klient” të cilit mund t’ia shiste drogën.