Sekuestrohet në Itali një sasi droge me vlerë tregu rreth 300 mijë euro.

Në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, ndërsa bashkë me të në pranga ka rënë edhe Andrea Giustetti, 50 vjeç.

Siç raportohet, të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash.

Policia italiane po heton nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.