Rreth 5 mijë ha tokë janë nën ujë në Shkodër e Lezhë, dy bashkitë më të prekura nga përmbytjet që kanë shkaktuar. Në shumë zona të vendit, reshjet intensive dhe vërshimi i lumenjve kanë shkaktuar dëmë të mëdha në infrastrukturë.

Një 47 vjeçar u gjet i mbytur në fshatin Mes të Shkodrës pasi dyshohet se në gjendje të dehur u rrëzua në një kanal të mbushur me ujë pas reshjeve të shiut.

Me rreth 80 cm ujë në rrugë, Oboti mbetet i bllokuar.

Banorët atje thonë se në këto ditë të vështira kanë marrë si ndihmë vetëm ujë të pijshëm, ndërsa kërkojnë ushqim për bagëtinë.

Veç tokave që ka vënë në ujë, përmbytja  ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në infrastrukturë.

Rruga Vau i Dejës-Lezhë, edhe pse e rikonstruktuar së fundmi ka pësuar rrëshqitje pranë fshatit Hajmel.

Ndërsa lumi Kir vijon të gërryejë tokat në Gur të Zi.

Problematikë mbetet situata edhe në qarkun e Lezhës, ku 40 familje janë evakuuar, pasi ishin të rrezikuar nga rrëshqitjet e dherave ose vërshimi i ujit që ka vënë nën ujë 4500 hektarë tokë.

Mjete si ky zetor janë të vetmit që mund të deportojnë në zonën e ish-kampit në Torovicë të Lezhë ku rreth 50 familje janë të bllokuar.

Ndërsa në Mirditë rrjedha e lumit Fan ka shembur rrugën që lidh fshatrat me autostradën e Rrëshen-Kalimash.

Rrëshqitje masive dherash pati edhe në rrugën Burrel-Tiranë  në afërsi ë Ulzës.

Rënie gurësh pati edhe në aksin Berat-Çorovodë.

Bllokime e vështirësi në rrugë pati edhe në Krujë, Kukës e Elbasan.