Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për dosjen 184 ku akuzon vetëm 4 zyrtarë lokalë.

Në një deklaratë për mediat Bardhi tha  se ‘ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vërtetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.

Ai u shpreh se ‘shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët’ duke shtuar se këta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer.

Më tej Bardhi theksoi se shqiptarët presin të ndëshkohen organizatorët e vërtetë të vjedhjes së zgjedhjeve, që është dhe një nga kushtet e integrimit nga BE.