Mbyllet qendra bamirëse në Lezhë, fëmijët braktisin shkollën dhe dalin në rrugë

Braktisja e shkollës nga fëmijët po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Lezhës. Shifrat janë rënduar pas mbylljes së një qendre që operonte prej 20 vitesh, e cila administrohej nga një bamirës italian i cili ka ndërruar jetë.

Rreth 60 nga 200 fëmijë nuk e ndjekin më shkollën, ndërsa shumica e tyre që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian i janë drejtuar rrugës.

Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, thotë se institucionet aktualisht nuk kanë asnjë plan.

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku, tha se fëmijëve nuk u duhet dhënë asnjë lëmoshë, pasi sipas tij ata joshen nga ky akt.

“Bëjmë gabim të jshtëzakonshëm në rastet kur i joshim këto fëmijë. I joshim një ditë, i joshim të nesërmen sepse kaq është mundësia e gjykimit të një fëmije. Përsa kohë dy ditë apo tre ditë po siguron një mundësi për të pasur pesë lekë në xhep, sigurisht që ai zgjedh që të braktisë shkollën dhe bën zgjedhje për të aplikuar këtë lloj pune në një farë mënyre”, shprehet Prefekti i Lezhës Gjok Jaku.

Në qendrën  "Shenjta Mari" në Lezhë, ishin shkolluar  falas fëmijët rom dhe egjiptianë, ndërsa pas mbylljes së saj ata kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa edhe vetë institucionet nuk kanë shifra konkete sa është numri i këtyre fëmijëve.

Vendi Lajme lezhe mbyllet qendra bamirese femijet braktisin shkollen fenomen shqetesues

EMISIONET