Në Pogradec u mbajt edicioni i 10 i festivalit të Filmit dhe Kulinarisë. Pavarësisht kushteve të pandemisë, në garë ishin  40 filma nga disa vende të rajonit ku më të mirët u vlerësuan me çmime.

40 filma me metrazh të gjatë e të shkurtër u shfaqën në Pogradec si pjesëmarrës në edicionin e 10 të festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë.

Çmimi i parë shkoi për “Posta e zemrës” nga dy regjisorët turq, Elif Polat dhe Cigdem Bozali.

Një homazh u mbajt edhe për gazetarin i mirënjohur Fatos Baxhaku, i ndarë nga jeta, i cili ishte mes organizatorëve të Festivalit.

Bashkia e Pogradecit i dha Titullin  “Mirënjohja e Qytetit”. Në emër të familjes e pranoi vëllai i gazetarit.

Festivali u mbajt i diktuar nga kushtet e pandemisë së koronavirusit, çka detyroi që edhe vlerësimi të bëhej online nga juria.