Mbyllet një tjetër çerdhe në kryeqytet si pasojë e Covid-19.

Këtë radhë ka qenë çerdhja nr. 42, ku dy punonjëse, një edukatore dhe një punonjëse tjetër rezultuan pozitive me koronavirus.

Menjëherë pas rezultatit te tamponëve ditën e djeshme u vendos mbyllja e çerdhes dhe u njoftuan prindërit.

Mësohet se edhe pjesës tjetër të stafit i është bërë tamponi dhe pritet përgjigje.

Sot ndërroi jetë një tjetër mjek nga Covid-19 në vend.

Ditën e sotme ka vdekur si pasojë e koronavirusit mjeku pneumolog Anibal Byberaj.

Mjeku Byberaj, 52-vjeç, ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” në gjendje të rëndë.

Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.