Mbyllet bashkia Malësi e Madhe deri ditën e hënë, pasi 3 punonjës kanë rezultuar pozitivë më Covid-19.

Mësohet se bëhet fjalë për  dy sekretare dhe një shefe të shërbimit.

Vendimi është marrë nga kryebashkiaku Marinaj për të mbyllur bashkinë që të kryhet dezinfektimi i ambienteve.

Ndërkohë, sot priten përgjigjet për rezultatet e testimeve të kryera në pjesën tjetër të administratës të cilëve u janë marrë dje tamponët.

Ndërkohë kreu i kësaj bashkia tha se në Malësi të Madhe janë 9 persona të infektuar dhe se ata që janë dyshuar do të testohen dhe karantinohen.

Tonin Marinaj: Protokolli ka qenë sipas udhëzimeve të ministrisë së Shëndetësisë , vendosa që ti bëjmë një dezinfektim bashkisë. Momentalisht në Malësi të Madhe janë 9 persona të prekur. Lëvizja është e lirë dhe e madhe. Nuk mund të them se nga cili variant ka ardhur. Ne kemi bërë punën tonë, po ashtu edhe Shëndeti Publik. Me të gjithë punonjësit që kam folur, asnjëri nuk ka simptoma. Të gjithë ata që dyshohen, do ta karantinoren, sikurse këta të tre që janë në karantinë. Asnjëri prej tyre nuk ka shenja të rënda.