Mbyllen zyrat e gjendjes civile në Vlorë, një punonjëse rezulton pozitive me Covid-19

Covid-19 mbërrin edhe ne zyrat e gjendjes civile në Vlorë.

Zyrat e ketij instiucioni janë mbyllur diten e sotme (15 korrik), pasi nje punonjëse ka rezultuar pozitiv me covid 19.

Zyrat e gjendjes civile tashmë i janë nënshtruar dezinfektimit.

Pritet vendimi i epidemiologëve sesi do vazhdohet në ditët në vijim, nëse zyrat do të qendrojnë të mbyllur ose jo.

Punonjësja ishte 1 nga 3 rastet e reja sot me Covid-19 dhe po hetohet se ku është infektuar.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi vlore zyrat gjendja civile

EMISIONET