Mbyllën sytë para kontrabandës në kufi, arrestohen 2 policë e dy doganierë

Mbyllën sytë para kontrabandës në kufi, arrestohen 2

Dy punonjës policie, 2 doganierë janë arrestuar për shpërdorim detyre, ndërsa në pranga ka rënë dhe njw shofer i cili akuzohet për kontrabandë mallrash.

Policët dhe doganierët akuzohen nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, me mosveprim kanë favorizuar veprimet e kundërligjshme të punonjësve të doganës dhe këtij shtetasi për kalimin e mallit pa kryer procedurën e zhdoganimit” thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, SHÇBA arrestoi në flagrancë punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë;

Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.

Në vijimësi të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me DVP Korçë, Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”;

V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Veprimet u kryen në kuadër të operacionit “Transportuesi”

Vendi Lajme Aktualitet dogane "transportuesi"

EMISIONET