Fundjava e fundit e gushtit risolli mbrëmjen e kësaj të diele edhe njëherë problematiken e trafikut në aksin rrugor me problematik të viteve të fundit, Orikum-Uji i Ftohtë.

Për shkak te fluksit të lartë të automjeteve që kthehen në vendbanimet  pas pushimeve por edhe për shkak të problematikës së rrugës së ngushtë, ku për një aks rrugor 25-30 km duhen më shumë se 90 minuta.

 Vargu i automjeteve shkon deri në disa km teksa fluksi i lartë i tyre ka bërë që situata të mos pqrballohet.

 Ka polici në pikat kyçe te ketij aksi rrugor por totalisht e pafuqishme pasi ngushtësia e rrugës dhe punimet në hyrje të Lungomare 2 në Ujin e Ftohtë gjatë gjithë sezonit turistik e kanë vështirësuar situatën, duke mos u dhënë mundësinë automjeteve të manovrojnë.

Dyndja e pushuesve për të dalë nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar trafik të rënduar edhe në rrugën Shëngjin-superstradë dhe në drejtim të Milotit.

Fluksi i lartë i automjeteve ka nisur që prej oreve të pasdites dhe vijon të jete prezent, duke sjellë shpesh herë dhe bllokim total te qarkullimit.

 Një numër i konsiderueshem efektivesh të policisë rrugore janë vendosur në disa pika dhe po ndihmojne në lehtësimin e levizjes.