13 vjeçarja e abuzuar nga 46 vjeçari në Vërdovë të Pogradecit është marrë në mbrojtje pas zbulimit të rastit makabër

Burimet bëjnë me dije se pas sigurimit të provës nga gjykata vajza do të largohet në një vend tjetër më të sigurt  për të shmangur çdo lloj kërcënimi që mund t’i bëhet.

Ajo çfarë ndodhte në banesën e 46 vjeçarit Blerim Bizgjoni bëhet më e rëndë. Një tjetër vajzë është identifikuar nga policia si viktimë e abuzuar prej tij.

Burimet thanë se ka qenë bashkëshortja e 46 vjeçarit ajo që i ka kërkuar prindërve ta marrin atë vajzë pasi po ju shkatërronte familjen.

Vetë 13 vjeçarja ka dëshmuar se vajza ishte larguar në momentin që ajo kishte shkuar në banesën e 46 vjeçarit.

Një ditë pas zbulimit të ngjarjes që e kishte zanafillën dy vite më parë, nëna e të miturës thotë se vajzën ja kishin lënë në mirëbesim Blerim Bizgjonit dhe nuk e kishin menduar kurrë se ai do të abuzonte me të.

“Mos të më afrohet më në familje. Ajo familja është e shkatërruar, unë i dija për të besuar”.

Ajo thotë se vajza I kishte kërkuar ndihmë vetëm të shtunën, kur edhe është denoncuar ngjarja

“Mua nuk më tregonte asgjë. Mori policinë në telefon dhe u thoshte që ishte shumë e shqetësuar dhe kërkonte ndihmë”.

Familja e 13 vjeçares jeton vetëm me 55 mijë lekë të vjetra asistencë që nuk del për të ushqyer 5 anëtarët e saj.

Ata jetonin në fshatin Çezmë të Mokrës nga ku më pas një fondacion iu bleu shtëpinë në fshatin Vërdovë para dy vitesh.

Dhe prej asaj dite 13 vjeçarja shkoi të jetonte tek shtëpia e shoqes së saj pa e ditur se babai i saj Blerim Bizgjoni do ta shfrytëzonte seksualisht.