Mbi 650 aplikime për "Hetues" në BKH, përzgjedhja do të asistohet nga Ndërkombëtarët

Mbi 650 aplikime për "Hetues" në BKH, përzgjedhja do

Në përfundim të afatit të aplikimeve për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, drejtuesja e këtij Institucioni, Aida Hajnaj iu është drejtuar me një mesazh të gjithë kandidatëve.

Sipas saj, mbi 650 kandidatë kanë aplikuar për pozicionin "Hetues" pranë BKH.

"Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces", shprehet ndër të tjera Hajnaj.

MESAZH NGA DREJTUESI I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT, Aida Hajnaj:

Për Mbylljen e Aplikimeve për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit

Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit për aplikim ka qënë data 29.09.2020, i cili ka përfunduar në orën 24.00 të kësaj date.

Numri i kandidatëve të interesuar, që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune,në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është mbi 650, sa më shpejt që të jetë e mundur do bëjmë saktësimet dhe do të njoftojmë numrin e saktë të kandidatëve që kanë aplikuar.

Falenderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Aida Veizaj (Hajnaj), Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike aplikime bkh Aktualitet aida hajnaj hetues

EMISIONET